Vrasja e dyfishtë në qendër të Tiranës, shkak konflikti për pronat

Një konflikt i hershëm për çështje pronësie ka degraduar në vrasje me armë zjarri pasditen e kësaj të marte në mes të Tiranës.

Vëllai ka vrarë vëllanë dhe kunatën në mes të një lokali pranë ‘Myslym Shyrit’. Autori është larguar nga vendi i krimit ndërsa policia ka nisur kërkimet për ta arrestuar.

Viktimat (çifti Muskurti) me origjinë nga Dibra, kanë mbetur të vdekur në vend ndërsa në vendin e ngjarjes ka prani të madhe të policisë dhe qytetarëve.

Kjo ngjarje vjen 24 orë pas krimit të dyfishtë në Lezhë, ku ish-dhëndri vrau ish-kunatin dhe ish-vjehrrin.