", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2022/August/28/auto_3rrggr1661699403.webp", "width": 1280, "height": 721 } }

Formula 1/ Max Verstappen fiton Çmimin e Madh të Belgjikës

Max Verstappen fiton Çmimin e Madh të Belgjikës, etapa e 14-të sezonale e kampionatit botëror të Formula 1.

Piloti holandez i Red Bull, që konsolidon pozitat e tij në krye të renditjes së pilotëve, kaloi i pari në finish duke lënë pas shokun e skuadrës Sergio Perez dhe Ferrarin e Carlos Sainz.

Verstappen bëri një garë spektakolare, sepse arriti të triumfojë, ndonëse u nis nga vendi i 14-të. Leclerc që u nis nga vendi i 15-të e mbylli garën në vendin e 6-të, pas Russell dhe Alonso.