Kush janë dy shqiptarët e zgjedhur këshilltarë bashkiakë në Londër

Dy shqiptarë janë zgjedhur këtë vit si këshilltarë bashkiakë në një prej bashkive në Londër.

Bëhet fjalë për Kastriot Berberi, i cili është zgjedhur për herë të tretë këshilltar dhe Marsela Berberi, për herë të parë si këshilltare.

Të dy jetojnë e punojnë prej vitesh në Britaninë e Madhe, por ata kanë vendosur që të angazhohen dhe në jetën e komunitetit të tyre.

Pikërisht për këtë angazhim, ata janë zgjedhur këshilltarë të bashkisë Waltham Forest, ku jetojnë dhe kanë dhënë kontributet e tyre.

Ata janë zgjedhur në këtë detyrë në zgjedhjet e 5 majit 2022.