", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2022/July/20/auto_lewa1658335005.jpg", "width": 900, "height": 473 } }

VIDEO/ Tifozët nuk mund të blejnë fanellën e Lewandowskit në dyqanin zyrtar të Barcelonës, arsyeja do t’ju habisë

Transferimi i Robert Lewandowskit te Barcelona sigurisht ishte një nga kalimet e rëndësishme të kësaj merkatoje.

Ky kalim në “Camp Nou” ka bërë që shumë tifozë tashmë të kërkojnë fanellën me emrin e sulmuesit polak, teksa ka sjellë një fluks të madh të blerjeve.

Por një lajm i keq vjen për tifozët, të cilët momentalisht nuk mund të sigurojnë dot uniformën e polakut në dyqanin zyrtar të Barçës, pasi ka mbaruar shkronja “W”.

Pritet që ai të marrë fanellën me numrin 9, të veshur aktualisht nga Memphis Depay, edhe nëse holandezi nuk arrin të transferohet diku tjetër.

Një tifoz u përpoq të blinte një fanellë me emrin e sulmuesit në anën e pasme dhe iu tha një ‘jo’ e fortë nga një djalosh në arkë.

“Pse nuk mund të blejmë fanella me Lewandowskin?”, pyet ai para se t’i thonë: “Sepse nuk e kemi shkronjën “W” dhe për shkak se ai ka dy në emrin e tij, ne kemi mbaruar”.