Presidentja Osmani pritet me ceremoni në Slloveni

Presidentja e Kosovës është pritur me ceremoni në Slloveni nga homologu i saj, Borut Pahor.

Ajo e viziton Slloveninë për të diskutuar për zgjerimin e raporteve mes dy vendeve.

Kosova dhe Sllovenia njihen për raporte të mira ndër-shtetërore.

Sllovenia ka shprehur mbështetje për Kosovën në rrugën euro-atlantike. /Express/