Pas propzmit të Mediut, OSBE miraton rezolutë për Ukrainën

Gjatë takimit të Asamblesë parlamentare të OSBE në Brimingham të Anglisë Kryetari Partisë Republikane Fatmir Mediu në sesionin plenar në hapje, propozoj një amendament në Rezolutën për Ukrainën i cili u mbështet nga Senatori Amerikan Roger Ëicker dhe  Kingresmeni Joe Ëilson, dhe u miratua nga Asmableja:

“OSCE PA deklaron përgjegjës të gjithë aktorët qeveritar dhe jo qeveritar të cilët shkelin sanksionet ndërkombëtare të vendosura kundër Rusisë”

Gjatë fjalës në Komitetin e Politikave dhe Sigurisë gjatë fjalës së tij ai theksoj se:

Mijëra Ukrainas burra dhe gra kanë humbur jetën dhe po luftojnë për të mbrojtur vendin dhe lirinë e tyre nga agresioni Rus, por njëkohësisht ata po mbrojnë Evropën dhe vlerat e saj.

Evropa me pushtimin Rus të Ukrainës i është kthyer kohëve të saj më të këqija.

Qëllimi i Putinit është jo thjeshtë Ukraina por Europa, prej kohësh Rusia ka penetruar në Ballkan ushtarakisht, me shërbimet e inteligjencës, media dhe ekonomikisht duke forcuar lidhjet dhe qëllimet e saj politike, duke qënë një kërcënim i madh për stabilitetin she sigurinë e Ballkanit.

Po ashtu Mediu theksoj se është e rëndësishme të mbahen përgjegjës të gjitha vendet, veçanërisht Kina që shkel sanksionet ndërkombëtare kundër Rusisë.