Papa Françesku bën thirrjen: Bota nuk ka nevojë për armë, por për paqe

Papa Françesku ka bërë një tjetër thirrje për paqe në Ukrainë dhe në botë pas meshës së të dielës.

U bëj thirrje krerëve të kombeve dhe organizatave ndërkombëtare që të reagojnë ndaj tendencës për të theksuar konfliktin. Bota ka nevojë për paqe. Jo një paqe të bazuar në balancën e armatimeve. Jo, kjo nuk është e drejtë. Kjo do të thotë që historia të kthehet 70 vjet më parë.

Këto ishin fjalët e Papës në sheshin e Shën Pjetrit. Ndër të tjera, Papa Françesku tha se duhet të kalohet nga strategjitë ekonomike, politike e ushtarake, në një projekt paqeje globale

Kriza ukrainase duhet të ishte, por nëse dëshironi, mund të bëhet akoma një sfidë për shtetarët e mençur, të aftë për të ndërtuar një botë më të mirë në dialog për brezat e rinj.

Ne duhet të kalojmë nga strategjitë e fuqisë politike, ekonomike dhe ushtarake në një projekt paqeje globale. Jo një bote të ndarë mes fuqive konfliktuale, po një bote të bashkuar mes popujve dhe qytetërimeve që respektojnë njëri-tjetrin.