Zyrtare/ Liverpool zyrtarizon blerjen e re, nënshkruan me talentin portugez

Fabio Carvalho është zyrtarisht një lojtar i Liverpool. Talenti portugez ka nënshkruar kontratën e tij me të kuqtë dhe do të vihet në dispozicion të trajnerit Klopp.

Ai transferohet te Liverpool pas një sezoni fantastik të zhvilluar në Championship me Fulham. Carvalho realizoi 10 gola, si dhe asistoi 8 herë për shkoët e skuadrës.

19-vjeçari bëhet kështu afrimi i tretë për Liverpool në këtë merkato vere. Më parë “të kuqtë” kanë afruar edhe Darwin Nunez dhe Calvin Ramsay. Carvalho ka zgjedhur që në shpinë të mbajë numrin 28.