Juventus kërkon me ngulm Zaniolon, por Roma nuk negocion pa 50 milionë euro

Në fund të kontratës në qershor 2024, Nicolo Zaniolo mund të largohet nga Roma më shpejt nga sa pritej. Sipas “Corriere dello Sport” , mesfushori italian kërkohet me ngulm nga Juventusi, i cili dëshiron të rindërtohet me lojtarë të rinj vendas.

Nga ana e tij, klubi romak nuk do të ishte kundër idesë për të hequr dorë nga lojtari 23-vjeçar, por jo me çdo çmim. Në të vërtetë, verdhekuqtë nuk do të kërkonin më pak se 50 milionë euro - për të shitur lojtarin e talentuar. Mbetet për t’u parë...