VIDEO/ Gramshioti armatoset si për luftë kundër 2 bashkëfshatarëve, Policia e ndal në kohë

Një grindje bajate në fshatin Dushë të Gramshit midis Erison Muraros dhe dy bashkëfshatarëve të tij mund të kishte përfunduar me viktima nëse Policia nuk do të ndërkohë në kohë për të çarmatosur Muraron, që ishte pajisur do të shkonte në luftë dhe i kërcënonte  ata me jetë.

Policia e Gramshit tregoi më tej se si u zhvilluan ngjarjet dhe u vu në pranga 35-vjeçari që kishte marrë “zjarr”.

“Ditën e premte është marrë njoftim se në fshatin Duzhë të Gramshit, shtetasi E. M. po konfliktohej me shtetasit I. Ll. dhe A. Z. për motive të dobëta. Gjatë konfliktit, shtetasi E. M. i kishte kanosur me armë zjarri dhe thikë këta 2 shtetas.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Gramshit kanë arritur në vendin e ngjarjes dhe kanë parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të këtij konflikti.

Në përfundim,  arrestuan në flagrancë E. M., 35 vjeç, për tri vepra penale: “Kanosje”, "Mbajtje pa leje e armëve dhe municionit luftarak" dhe “Mbajtje pa leje e armëve të ftohta".

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 armë zjarri (pushkë), një sasi municioni luftarak dhe 1 thikë. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme."