Lavrov: NATO është gjithmonë në kërkim të një armiku të jashtëm

NATO "ka qenë gjithmonë në kërkim të një armiku të jashtëm, kryesisht për shkak të nevojës për të ruajtur arsyen e ekzistencës së Aleancës, e cila, siç e pranojnë shumë politikanë dhe analistë perëndimorë, u zhduk kur Pakti i Varshavës dhe Bashkimi Sovjetik pushuan së ekzistuari" ka deklaruar ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.