VIDEO: Pamjet e sulmit me tritol/ Borxhi i djalit në Angli, pista kryesore

Shpërthimi me tritol në biznesin e Shaban Agës në Durrës dyshohet se ka lidhje me një konflikt të djalit të tij, më saktë me një borxh në Angli.

Sipas BW, autori dhe djali i Shaban Agës janë konfliktuar në Angli, pasi dyshohet se djali i Agës i ka marrë një borxh.

Autori, shtetasi Dardan Kadiu ka ardhur në Shqipëri dhe i ka kërkuar borxhin familjes së djalit me të cilin pati konflikt, por nga Shaban Aga nuk ka marrë borxhin që i kishte djali i tij dhe është konfliktuar edhe me të dhe i vendosi edhe tritolin në biznes.

Por në një intervistë për BW, 58-vjeçari Aga mohoi që ky të jetë motivi, pasi siç tha ai, i biri është sqaruar me 31-vjeçarin dhe nuk i ka askujt borxh.