Zhduket 30-vjeçarja në Librazhd, vëllai shkon i alarmuar në polici

Në qytetin e Librazhdit, një qytetar 30-vjeçar ka denoncuar në Polici largimin e së motrës nga shtëpia.

E reja me iniciale M.Z, 31-vjeçe është larguar nga banesa pa asnjë informacion dhe nuk dihet se ku mund të jetë.

I vëllai është paraqitur në  Komisariatin e Policisë së Librazhdit duke vënë në lëvizje policinë për gjetjen e saj.