‘Lidhja e vajzës me një nga autorët’/ Viktimën e nxorën nga shtëpia në mesnatë, shapkat ia lanë buzë rezervuarit

26 vjecari Martin Çeço kishte njohje me një vajzë me të cilën komunikonte vazhdimisht. Njohjen e kanë mësuar autoret të cilët i kanë kërkuar 26 vjeçarit të mos e vazhdojë këtë bisedë.

Bisedë të cilën 26 vjeçari nuk e ka ndërprerë.

Në kushte të tilla sipas të njejtave burime autorët, bisedën mes të rinjve ja kanë bërë të ditur dhe babait të viktimës, por duket se as presioni i babait se ka ndaluar 26 vjeçarin të ndërpriste biseden me vajzën. Ajo çfarë dihet është se djali nuk kishte mbaruar as shkollën 9 vjeçare, madje nuk dinte as të shkruante as të lexonte.

Sipas banorëve viktima nuk lëvizte nga fshati i tij ai merrej vetëm me prerje të lendës drusore bashkë me babain. Ka qënë motra e 26 vjeçarit e cila jeton në kryeqytet ajo që ka detyruar babain të denoncojë zhdukjen e djalit.

Dyshohet se vajza për të cilën është vrarë 26 vjeçari ka qënë në lidhje paralele me një nga autorët. Nga ana tjetër autorët e kanë inskenuar vrasjen që të duket si vetëvrasje, pasi kanë lënë buzë rezervuarit shapkat e 26 vjeçarit si dhe ka pasur shenja litari në fyt.

Natën kur dyshohet se ka ndodhur ngjarja autorët e kanë nxjerrë nga shtëpia Martin Çeço në orën 23:00 i cili ndaj dhe për këtë ai ka dalë siç ka qënë i veshur në shtëpi më tuta, bluzë dhe shapka.