Vizitë e dytë në Kiev/ Boris Johnson: Do ju mësojmë si të fitoni luftën për një paqe të qëndrueshme

Për herë të dytë që nga fillimi i luftës, Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, zhvilloi një vizitë suprizë në Ukrainë. 

Johnson u prit në Kiev nga Presidenti Volodymyr Zelensky, i cili e falenderoi për ndihmën e madhe në armatime, ekonomi dhe diplomaci.

Gjatë takimit, Johnson premtoi të nisë një operacion të gjerë për të stërvitur mijëra ushtarë ukrainas: “Mbretëria e Bashkuar mund të udhëheqë një program historik që do të ndryshojë rrjedhën e luftës, duke i dhënë Forcave të Armatosura të Ukrainës qëndrueshmërinë që u nevojitet për të fituar luftën për një paqe të qëndrueshme”.

Ky program parashikon trajnimin e deri në 10 000 ushtarëve ukrainas çdo 120 ditë jashtë vendit.

Ndërkohë, kohët e fundit, Kievi është shndërruar në një destinacion të preferuar të politikanëve.

Në fillim të javës ishte kryeministri malazez, Dritan Abazoviç dhe ai shqiptar, Edi Rama, që vizituan Ukrainën, ndërsa më pas edhe liderët e vendeve të Bashkimit Europian, si Macron, Scholz dhe Draghi.