‘23 vjetori i hyrjes së NATO-s në Kosovë’/ Berisha: Ditë historike! Mirënjohje ShBA-së dhe presidentit Klinton

Kryetari i PD-së Sali Berisha ka kujtuar 23 vjetorin e hyrjes së NATO-s në Kosovë, ku e ka quajtur një ditë e shënuar historike.

‘Kjo është një ditë mirënjohjeje të pakufijshme për të gjithë ata që luftuan dhe dhanë jetën për lirinë e Kosovës, për Aleancën e Atllantikut të Veriut, ushtritë dhe vendet anëtare të saj, në veçanti për SHBA-të dhe presidentin Bill Klinton që udhëhoqën betejën e NATO-s për çlirimin e Kosovës. Rroftë Kosova, rrofte NATO!’, shkruan Berisha në Facebook.

Postimi i plotë i Sali Berishës:

23 vjetori i hyrjes se NATO-s ne Kosove!

Te dashur miq, si sot 23 vjet me pare, pas tre muajsh bombardimesh te infrastruktures ushtarake te Beogradit nga fuqite ajrore te NATO-s, trupat toksore te Aleances hyne si çlirimtare ne Kosove.

Kjo eshte nje dite e shenuar historike per Kosoven, kombin shqiptar dhe NATO-n. Kjo eshte nje dite mirenjohjeje te pakufijshme per te gjithe ata qe luftuan dhe dhane jeten per lirine e Kosoves, per Aleancen e Atllantikut te Veriut, ushtrite dhe vendet anetare te saj, ne veçanti per SHBA-te dhe presidentin Bill Klinton qe udhehoqen betejen e NATO-s per çlirimin e Kosoves. Rrofte Kosova, rrofte NATO! sb