Aksident në Sarandë, shoferi dhe pasagjeri bëhen për spital

Një automjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë në Sarandë.

Ngjarja ndodhi para pak minutash tek kryqëzimi në afërsi të rrugës nr.4 të qytetit.

Nga aksidenti u dëmtua drejtuesi dhe një pasagjer, të cilët janë transportuar në spital.

Nga aksidenti u dëmtuan edhe mjete të tjera.