Alibeaj dhe Bardhi bojkotojnë ceremoninë e varrimit të Nishanit

Sot u zhvillua ceremonia e varrimet të ish-Presidentit Bujar Nishani.

Në këtë ceremoni morën pjesë me qindra persona. Një numër shumë i madh morën pjesë edhe në ceremoninë e shkurtër në varrezat e Sharrës.

Por u vu re mungesa e deputetëve të PD, Enkelejd Alibeaj dhe Gazment Bardhi, të cilët nuk kanë marrë pjesë në varrimin e Nishanit. Ata kanë zgjedhur të qëndrojnë në Rogner pas homazheve.

Kështu deputetët e PD, Alibeaj dhe Bardhi bojkotuan varrimin e ish-Presidentit Nishani.

Në ceremoni nga miqtë e Bardhit kanë qenë vetëm Flamur Hoxha dhe Bledion Nallbati.

Edhe Taulant Balla me grupin parlamentar të PS kanë qenë të pranishëm, por jo Bardhi, Alibeaj e deputetët që u shkojnë pas këtyre.

Në varrimin e Nishanit ishte edhe kryetari i PD, Sali Berisha me grupin parlamentar të PD.