Ukrainë/ Shkarkohet shefja e të Drejtave të Njeriut: Nuk konfirmoi se trupat ruse përdhunuan gratë
Ligjvënësit ukrainas kanë shkarkuar komisioneren për të Drejtat e Njeriut, Lyudmila Denisova.
Sipas medieve të huaja, ajo kishte dështuar në përmbushjen e detyrimeve, duke përfshirë lehtësimin e korridoreve humanitare, kundërshtimin e dëbimit të ukrainasve nga territori i pushtuar, si dhe nuk kishte raportuar për rastet e përdhunimit të grave nga rusët.
Gjithashtu Denisova u akuzua për deklarata të pandjeshme dhe të paverifikueshme, në lidhje me krimet e dyshuara seksuale ruse dhe se kishte kaluar shumë kohë në Evropën Perëndimore gjatë pushtimit rus të Ukrainës.
Denisova, e cila mori rolin e të drejtave të njeriut në vitin 2018, tha se do të apelonte vendimin, duke e quajtur atë jokushtetues dhe shkelje të standardeve ndërkombëtare.
“Unë do të vazhdoj të mbroj Ukrainën dhe të drejtat e qytetarëve tanë,” shkroi ajo në një postim në Telegram.