Evakuimi nga Severodonetsk 'jashtëzakonisht i rrezikshëm'

Kreu rajonal i Luhansk deklaroi se ushtria ruse po përpiqet të depërtojë në vijën e mbrojtjes së Ukrainës nga të gjitha drejtimet.

Serhiy Haidai tha gjithashtu se luftimet e ashpra kanë ndalur përpjekjet e evakuimit nga Severodonetsk, ku shumë civilë janë ende të fshehur në vendstrehime, përfshirë fabrikën e madhe kimike të qytetit Azot.

"Është jashtëzakonisht e rrezikshme" të kryhen operacione të tilla, tha ai për TV ukrainas, duke u kërkuar civilëve që të mos bëjnë asnjë përpjekje për të ikur nga vendstrehimet e tyre.

“I gjithë rajoni i Luhanskut (momentalisht në duart e Ukrainës) është duke u granatuar vazhdimisht”.

Të martën, Haidai rreth 15,000 civilë ishin ende në Severodonetsk, vend i më shumë se 120,000 banorëve para luftës.