Anceloti u dërgon mesazh tifozëve të Realit: Sezon i paharrueshëm

Trajneri Carlo Anceloti ka dashur t’u dërgojë një mesazh tifozëve të Realit pas mbylljes së sezonit përmes një postimi në “Twitter”:

“Përshëndetje madrilenë! Doja t’iu falënderoja për këto ditë të pabesueshme feste, pas një sezoni të paharrueshëm.

Të fitonim Superkupën, La Ligën dhe Champions-in ishte e mundur falë mbështetjes suaj të pakushtëzuar dhe bujarisë së punës së lojtarëve të mi.

Nuk mund të kisha shpresuar një rikthim më të mirë, por entuziazmi nuk përfundon këtu. Tani është koha të pushojmë dhe rikthehemi me më shumë forcë dhe dëshirë se kurrë”.