Zelenskyy: Rusia po merr me forcë të rriturit dhe fëmijët

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka akuzuar Rusinë se po ndjek një ‘politikë të vazhdueshme kriminale të largimit të popullit tonë nga trojet e tyre’ në zonat kryesisht të largëta të Rusisë.

Gjatë fjalimit të tij të përditshëm, Zelenskyy tha se më shumë se 200.000 fëmijë janë larguar deri më tani.

‘Rusia po largon me forcë si të rriturit ashtu dhe fëmijët. Ky krim është i tmerrshëm. Në total më shumë se 200.000 fëmijë ukrainas janë dëbuar deri më tani. Këta fëmijë janë jetim ose fëmijë me prindër të divorcuar. Shteti rus po i dërgon këta fëmijë në territorin e tij dhe i vendos qytetarët tanë, veçanërisht në territore të largëta. Qëllimi i kësaj politike kriminale nuk është thjesht t’i largojë njerëzit, por t’i bëjë ata që të harrojnë Ukrainën dhe të mos jenë në gjende për t’u kthyer’ është shprehur Zelenskyy.

Ai tha gjithashtu se deri më tani gjatë luftës kanë vdekur të paktën 243 fëmijë, 446 janë lënduar dhe 139 të tjerë janë të zhdukur.