Berluskoni nis shpenzimet për Monzën e Serie A, dalin emrat e parë të merkatos

Monza do të jetë pjesë e 20 skuadrave më të mira nga sezoni i ardhshëm në Itali.

Sipas asaj që raporton e përditshmja sportive italiane “Corriere dello Sport”, Berluskoni është gati për të hapur “thesin” ku thuhet se do të shpenzojë 60-70 milionë euro për merkaton e verës për të qenë konkurrues që në sezonin e parë në elitën e futbollit italian.

Në listën e dëshirave të Adriano Galianit janë disa emra të njohur të Serisë A si kapiteni i Torinos, Andrea Beloti, mesfushori i Sampdorias, Sensi, i cili do të rikthehet sërish te zikaltrit pas përfundimit të huazimit dhe Zhunior Mesias, i cili ishte zbulimi i Milanit në këtë sezon.