Dhunoi keq gruan, kërcënon edhe kunatin, prangoset i ‘forti’ në Shkodër

Një burrë i dhunshëm ra në prangat e policisë së Shkodrës. Ai është 49 vjeçari me inicialet T. G, për të cilin blutë thonë se përveç dhunës ndaj bashkëshortes, ka kërcënuar edhe kunatin e tij.

Ndërkohë një 65 vjeçar, banues në lagjen “Guerile”, Shkodër, u arrestua pasi ka bërë kallëzim shtetasja Sh. M., se 65-vjeçari e ka përndjekur dhe kanosur vazhdimisht, nëpërmjet telefonit.

Njoftimi nga Policia Shkodër

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shkodër bënë ndalimin e shtetasit T. G., 49 vjeç, banues në lagjen “Skënderbeg”, Shkodër, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases E. G., si dhe ka kanosur, nëpërmjet telefonit, kunatin e tij, shtetasin E. C., 26 vjeç, banues në Shkodër.

Gjithashtu, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. K., 65 vjeç, banues në lagjen “Guerile”, Shkodër, pasi ka bërë kallëzim shtetasja Sh. M., banuese në Shkodër, se 65-vjeçari e ka përndjekur dhe kanosur vazhdimisht, nëpërmjet telefonit.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.