VIDEO nga komisariati Nr.3, pak sekonda pas plagosjes së policit nga kolegu i tij, ndërroi jetë në spital
Pamjet që shihni i përkasin oborrit të Komisariatit nr.3 në Tiranë, ku një efektiv policie u plagos rëndë pasi u qellua 5 herë me pistoletë nga kolegu i vet.
Ngjarja ndodhi brenda ambienteve të Komisariatit të Policisë.
Në video momenti kur polici i plagosur po transportohet nga Komisariati Nr. 3 drejt Spitalit të Traumës.
Disa minuta pas ngjarjes u konfirmua se polici i plagosur, Çaush Saliasi, 60 vjeç, ndërroi jetë në spital.
Ai u qëllua nga kolegu i tij Ludian Zaimi, 25 vjeç.
SYRI sjell pamje nga vendi i ngjarjes.