Aksidentohen dy automjete, përplasin edhe 60-vjeçaren që po ecte në këmbë

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në në rrugën "Thoma Koxhaj", Tiranë.

Dy automjete janë përplasen me njëra-tjetrën ndërkohë që më pas kanë përplasur ehde një 60-vjeçare që po kalonte në këmbë.

“Më datë 20.05.2022, në rrugën "Thoma Koxhaj", janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin A. I., me automjetin me drejtuese shtetasen A. S. Për pasojë është dëmtuar shtetasja L. H., 60 vjeçe, që po kalonte rrugën në këmbë, në momentin e përplasjes së automjeteve, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.” – njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.