FOTOLAJM/ Berisha bashkon familjen Vrenozi në PD-në e rithemeluar

Në takimin që lideri historik i PD-së, Sali Berisha zhvilloi pasditen e së enjtes në Korçë në kuadrin e fushatës së tij për kreun e PD-së, ai u prit me entuziazëm nga demokratë të vjetër dhe të rinj.

E një ndër këta të rinj ishte edhe Enri Vrenozi, që iu bashkua babait të tij, Ilir Vrenozit, qytetarit mendjehapur që ka bërë bujë në rrjetet sociale me videot dhe mesazhet e tij thumbuese politike, sociale etj.