Drejtuesi i Juves mbërrin në Londër për të përmbyllur marrëveshjen me dy lojtarë ‘big’

Shefi i Juventus, Federico Cherubini thuhet se ka mbërritur në Londër teksa po kërkon të sigurojë një marrëveshje me Chelsean për Jorginhon.

Gjigantët italianë duket se kanë fituar garën për të nënshkruar me Paul Pogba të Manchester United dhe tashmë kanë hedhur grepat tek italio-braziliani i Chelseat.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, drejtori sportiv Cherubini ka mbërritur në Londër dhe do të zhvillojë bisedime me përfaqësuesit e Chelseat në ditët në vijim për të diskutuar mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje pasi të jenë hequr sanksionet ndaj Bluve.

Jorginho ka vetëm një vit të mbetur në kontratën e tij dhe Chelsea do të jetë i dëshpëruar për të mos humbur një yll tjetër për asgjë pas largimeve të Antonio Rudiger dhe Andreas Christensen.

Juve ende nuk ka rënë dakord për një tarifë me Chelsean për Jorginhon, por “Gazzetta” thotë se diskutimet me lojtarin për kushtet personale kanë arritur një fazë të avancuar.