Pyetet për non grata/ Eurodeputetja: Nuk ndërhyjmë në çështjet e brendshme të një vendi apo partie

"Nuk ndërhyjmë në çështjet e brendshme të një vendi, apo partie politike". 

Kjo është përgjigja që jep eurodeputetja e majtë në Parlamentin Europian, Isabel Santos, e pyetur nga mediat shqiptare në Bruksel.

Lidhur me pyetjen e Euroneës Albania për non grata, Santos ka thënë se nuk komenton punët e brendshme të një partie politike. 

Isabel Santos: Nuk komentoj çështje të brendshme të një vendi apo një partie politike. Unë përgjigjen për negociatat, nuk ndërhyj për çështje të brendshme.