VIDEO/ Merr flakë një apartament në Shëngjin

Një apartament është përfshirë nga flakët e zjarrit në Shëngjin. 

Tymi ka nisur të dalë nga një hyrje që ndodhet në katin e tretë të një pallati pesë katësh, pranë karburantit në zonën e portit në Shëngjin.

Sipas burimeve për SYRI-n, brenda apartamentit nuk ka pasur njerëz në momentin e rënies së zjarrit. Ka vetëm dëme materiale.

Zjarri është fikur nga zjarrfikëset.