Bilanci i COVID/ 42 raste të reja në 24 orët e fundit, shërohen 25 të tjerë
Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 42 raste të reja me koronavirus nga 920 testime të kryera. Fatmirësisht asnjë qytetar nuk ka ndërruar jetë si pasojë e COVID gjatë këtyre 24 orëve.
Ministria e Shëndetësisë teksa apelon qytetarët të vaksinohen, njofton se në spitalin COVID 3 po marrin trajtim mjekësor 6 pacientë.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 25 qytetarë ndërsa në të gjithë vendin mësohet se janë 277 raste aktive me COVID.
Sa i përket infektimeve, rastet e reja në 24 orët e fundit u regjistruan në këto bashki; 22 në Tiranë, 8 në Fier, nga 2 qytetarë në Patos, Himarë, Delvinë, Elbasan, nga 1 qytetar në Kuçovë, Berat, Devoll, Tepelenë.
Statistika (19 Maj 2022)
Raste të reja ditore 42
Të shëruar në 24 orë 25
Të shtruar në spitale 6
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 920
Testime totale 1,820,766
Raste pozitive 275,774
Raste të shëruara 272,000
Raste Aktive 277
Humbje jete 3,497
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve
Tiranë 152
Fier 43
Vlorë 17
Korçë 16
Gjirokastër 11
Elbasan 9
Shkodër 8
Lezhë 7
Berat 6
Durrës 3
Kukës 3
Dibër 2