Debat mes Ardit Çunit dhe Robert Aliajt për performancën e Ronelës në ‘Eurovision’

Robert Berisha dhe Ardit Cuni jaë përplasur në një debat teksa po komentonin paraqitjet e Ronela Hajtiti gjatë këtij vitit në ‘Eurovision’.

Cuni u shpreh se këtë vit ka patur mjaft mbështetës për këngëtaren dhe “Sekreti’ jka marrë shumë pëlqime.

Mirëpo, i ftuar në emisionin “Open’ Robert Aliaj ka qenë ai i cili e ka kritikuar gjithë këtë përfaqëimin të Hajatit.

Çuni theksoi se të gjitha fitoret në Festivalin e Këngës janë kontestuar, ku tha edhe emrin e Rona Nishliut. Por menjëherë ndërhyri Roberti, i cili tha se Rona është “Diva” ndërsa këtë vit, sipas tij, Shqipëria pati një paraqitje jo të mirë në “Eurovision”.

Ja debati Çuni-Aliaj:

Ardit Çuni: Edhe për Rona Nishliun ashtu thatë…

Robert Aliaj: Mos flisni si skutha, i lini këto muhabete. Rona Nishliu ishte një diva, se kam sharë asnjëherë. Ka pasur edhe të tjerë. Rona shkëlqeu shumë, mbeti në memorien e shumë vendeve. Në atë finale Rona Nishliu u përmend si imazh. E përmendën edhe spikerat. Më erdhi mirë normal. Nuk është personale situata. Është më shumë tek unë një frustrim që vjen nga një 30-vjeçar tranzicioni. Aty s’bëhet asgjë pa pjesëmarrjen e politikës. Mos të themi që kjo këngë nuk ka qenë e kontestuar kur u shpall fituese. Unë s’do të doja që një festival si Kënga Magjike të merrte këtë.

Ardit Çuni: Të përgëzoj për skandalet që shkakton në televizionet që merr pjesë.

Robert Aliaj: Unë s’të njoh fare…