Ushtari rus në përgjime: Më shumë trupa kemi humbur në Ukrainë se 4 vjet në Çeçeni

Forcat ruse kanë humbur më shumë jetë në Ukrainë sesa në katër vjet në Çeçeni, tha një ushtar rus në një videoklip që Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës (SBU) tha se ishte një komunikim i përgjuar midis ushtarit dhe mikut të tij.

CNN nuk e ka verifikuar vërtetësinë e audios. SBU nuk dha detaje të mëtejshme për ushtarin që fliste në skedarin audio ose se si u përgjua.

Në audio, ushtari rus shprehu pakënaqësinë që anëtarët elitë të RosGvardia, Gardës Kombëtare të Putinit dhe OMON, Forcës Speciale të Policisë, janë larguar nga Ukraina.

“Ata nuk i duhen as dreqit. Po kthehen prapa sepse po bëjnë skena se nuk duan të vazhdojnë”, thotë ai. “Të gjithë këta forca speciale ‘luftëtarë dreqi të mrekullueshëm’ që kishim, të gjithë u tërhoqën, u larguan në Rusi dhe refuzuan të vazhdojnë më tej,” vazhdoi ai.

Edhe njësitë elitare të armikut nuk mund të durojnë presionin e mbrojtësve ukrainas”, tha Shërbimi Sekret Ukrainas në një deklaratë në mediat sociale.

Për dijeni: Numri i saktë i trupave ruse që janë vrarë në Ukrainë mbetet i paqartë. Zyrtarët e NATO-s në mars pohuan se deri në 15,000 trupa kishin vdekur në luftime. Qeveria ruse nuk ka dhënë përditësime. Megjithatë, në mes të marsit, tabloidi rus Komsomolskaya Pravda publikoi - më pas u hoq - një raport që Ministria Ruse e Mbrojtjes kishte regjistruar 9,861 vdekje të Forcave të Armatosura Ruse në luftë.