Raketat ruse godasin gjashtë stacione hekurudhore

Raketat ruse kanë goditur gjashtë stacione hekurudhore në Ukrainën qendrore dhe perëndimore. 

Këtë e ka bërë të ditur kreu i Hekurudhave të Ukrainës, Oleksandr Kamyshin, duke thënë se nuk ka të lënduar, por ka dëme të mëdha në infrastrukturë.

Për shkak të bombardimeve u ndalua nisja e 14 trenave.