Macron i drejtohet Putinit: Jepi fund agresionit në Ukrainë! Presidenti rus: Kievi s'është gati për negociata

Presidenti francez, Emmanuel Macron i ka bërë thirrje presidentit rus Vladimir Putin që të përmbushë përgjegjësitë e Rusisë si anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit duke i dhënë fund agresionit në Ukrainë.

Sipas Elysee, kjo ishte kërkesa e Macron në fund të bisedës që zgjati 2 orë e 10 minuta. Kjo ishte biseda e parë që nga rizgjedhja e Macron si president i Francës.

Rusia është ende e hapur për dialog me Ukrainën. Kështu tha presidenti rus Putin në një bisedë telefonike me Macron, sipas Kremlinit, cituar nga TASS.

“Ukraina nuk është gati për negociata serioze për t'i dhënë fund konfliktit me Rusinë. Bashkimi Evropian injoron krimet e luftës të forcave të Kievit", tha Putin.