FOTOLAJM/ Momenti kur gjermanët interceptojnë avionin rus

Ky është momenti kur avionët gjermanë, të armatosur me raketa ajër-ajër, interceptojnë një avion rus.

Avioni rus ishte me një mision njohjeje, por krijoi alarm te flota gjermane.

Dy avionë Eurofighters u ngritën në ajër për të interceptuar aeroplanin rus.

Sipas gazetës BILD, avionët gjermanë e dëbuan avionin rus larg Gjermanisë për në hapësirën ajrore ndërkombëtare.

Incidente të ngjashme janë shënuar edhe në Danimarkë dhe në Suedi.