Sulm me raketa në Donetsk, raportohet për 10 viktima dhe 15 të plagosur

10 persona kanë vdekur dhe 15 të tjerë janë plagosur në sulmin nga forcat ruse në një fabrikë në qytetin Adviivka, Donetsk.

Kjo u raportua nga guvernatori i rajonit të Ukrainës, Pavlo Kyrylenko, duke paralajmëruar se numri i të vdekurve mund të rritet. 

Sulmi ndodhi kur "punëtorët sapo kishin përfunduar turnin e tyre dhe po prisnin në stacionin e autobusit për t'i çuar në shtëpi," tha Kyrylenko.