FOTO/ Si lufta në Ukrainë e bëri edhe më të varfër, tryezën e iftarit në Kenia

Ndërsa myslimanët në mbarë botën festuan Fitër Bajramin, duke shënuar fundin e Ramazanit, mungesa e shiut dhe çmimet e ushqimeve në rritje globalisht pas pushtimit rus të Ukrainës,  bëri që shumë familje në Kenia të sforcoheshin për të siguruar ushqim për iftar në fund të agjërimit të tyre të përditshëm.

Ndiqini fotot:

Në Ksangatifu, qarku Kilifi, Kenia juglindore, myslimanët ulen me imamin e tyre të ri në moshë, Mohammed Omar, jashtë xhamisë, në pritje të perëndimit të diellit. Në atë kohë ata mund të hanë iftarin e tyre, darkën me të cilën myslimanët përfundojnë agjërimin e tyre të përditshëm gjatë Ramazanit.

Katana thotë: ‘Dje nuk bëra iftar sepse nuk kisha çfarë të gatuaja. Ka ujë në lumë, por kur nuk ka para për karburant, nuk mund të pomposh ujë dhe nuk mund të kultivojmë të mbjella.' Islamic Relief kontribuoi në blerjen e një pompe uji dhe tubacionesh për komunitetin. Katana mori pula dhe dhi që të kujdesej për familjen e saj.

Fatuma Kombe, 40 vjeç, përgatit një qull të thjeshtë me miell misri për ata në fshatin e saj që janë në vështirësi. Çmimet e ushqimeve janë rritur në Afrikën Lindore dhe shumë njerëz nuk kanë asgjë për të ngrënë për iftarin e tyre; të tjerët hanë një qull me ujë dhe bimë të egra.

Mohammed Omar, 22 vjeç, gruaja e tij, Husina dhe fëmijët e tyre bëjnë iftar. Ai thotë: ‘Në Ramazanin e fundit kemi pasur shumë perime jeshile, por këtë Ramazan ky vend është i thatë; është si një shkretëtirë. Disa njerëz nuk kanë as ushqim për të ngrënë. Por nëse disa njerëz sjellin donacione, atëherë kjo ndahet me komunitetin. Nëse nuk ka donacione, duhet të vazhdojmë të presim.'

Toma Abdul, 39 vjeçe, në qytetin e kasolleve Kibera të Nairobit, përgatit gurusa din - petulla që hahen me patate dhe domate. Çmimi i miellit është rritur më shumë se përgjysmë që nga viti i kaluar dhe ajo nuk mund të përballojë më vajin. Ajo thotë: ‘Dikur shtonim sheqer dhe vaj. Pa vaj nuk është e shijshme. Gjithçka është përkeqësuar, më shumë se gjatë pandemisë. Fati i Ukrainës na ka kushtuar shumë sepse gjithçka po rritet. Ne vetëm mund t'i lutemi Allahut që të ndalojë luftën.'

Teksa e prish agjërimin, Abdul reflekton për rehatinë relative në të cilën ajo dhe familja e saj jetojnë. Ajo thotë: “Ndihem shumë e lumtur. Edhe nëse kemi pak, jemi bashkë si familje. Pra agjërimi nuk është i vështirë”.

Khadja Ismail, 31 vjeçe, pret në një vend të shpërndarjes së ushqimit të Ndihmës Islamike në Kibera. Ajo thotë: "Gjatë Ramazanit, Allahu na hap dyert, ndoshta ne marrim ndihma."

Ismail qëndron jashtë shtëpisë së saj, tani me përbërësit që i nevojiten për iftar. “Të paktën tani ne nuk luftojmë si në ditët normale”, thotë ajo për Ramazanin.

Ismaili e ndihmon vajzën e saj të lajë duart para se të prishin agjërimin.

Ismaili dhe familja e saj hanë disa hurma për të prishur agjërimin. Ajo thotë: ‘Pas iftarit ndihem energjike, ndihem e freskët, ndihem mirë. Po, gjatë Ramazanit Allahu na hap dyert.'

Saida Katana, 64 vjeçe, nga fshati Ksangatifu, bën një pije për iftar. Ajo thotë: ‘Shqetësohem sepse në moshën time ende po luftoj për të ushqyer familjen.’

Burri i saj vdiq dhe dy djemtë e saj mbetën të paaftë fizikisht nga aksidentet.

Ajo merr përsipër çdo punë të mundimshme dhe rrit domate, por nuk ka ushqim për këtë Ramazan. Ajo thotë: ‘Ne hanim më mirë sepse pomponim ujë dhe korrnim perimejeshile. Por tani, edhe gjetja e perimeve është një problem. Ka thatësirë; nuk ka as bar për kullotje.'