Rusët e vrarë në formë Z-je/ Putini ka humbur një të katërtën e forcës

Kundërsulmet e Ukrainës vazhdojnë të jenë të suksesshme. Trupat e Kievit kanë arritur që të zmbrapsin ushtrinë e Putinit në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, në Kharkiv.

Ndërkohë trupat e vrarë të rusëve janë vendosur në formë Z-je,si simboli famëkeq i pushtimit.

Trupat e Ukrainës kanë arritur që të spostojnë trupat ruse deri në 40 kilometra në verilindje të Kharkivit.

Ndërkohë Rusia mendohet se ka humbur një të katërtën e forcave të saj ushtarake të dislokuara në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit më 24 shkurt. Kështu bëjnë të ditur shërbimet e Inteligjencës së Mbretërisë së Bashkuar.

Sipas ekspertëve të inteligjencës, Rusia angazhoi më shumë se 120 batalione, rreth 65 për qind të të gjithë fuqisë së saj ushtarake tokësore.

Po ashtu, humbje të mëdha kanë pësuar edhe forcat elitare ruse, për të cilat, sipas Britanisë, Rusisë do t’i duhen vite për t’i zëvendësuar.

“Një e katërta e të gjithë njësive ushtarake ruse mund të jenë tashmë joefektive. Disa një njësitë më elitare Ruse, duke përfshirë Forcat Ajrore VDV, kanë pësuar shkatërrime të mëdha”, thuhet ndër të tjera në raport.