Sistemi hekurudhor, arma sekrete e Ukrainës në luftë

Kanë kaluar dy muaj që kur Rusia nisi luftën në Ukrainë.

Gjërat nuk po shkojnë siç presidenti rus Vladimri Putin kishte planifikuar.

Ushtria ruse po humbet jo vetëm pajisjet e saj por edhe shumë trupa në luftë.

Por çfarë po qëndron pas suksesit të Ukrainës e cila po sfidon një nga ushtritë më të forta në botë?

Ekspertët thonë se përveç rezistencës befasuese të popullit ukrainas dhe armëve të rënda të siguruara nga Perëndimi, Kievi ka një avantazh tjetër që nuk bie shumë në sy: hekurudhat.

Ukraina ka një nga rrjetet hekurudhore më të mëdha në botë me 20 mijë kilometra linja.

Hekura e Ukrainës është një nga punëdhënisit më të mëdhenj të vendit, me më shumë se 260 mijë punonjës.

Hekurudhat kanë luajtur një rol jo të vogël në industrinë, bujqësinë në Ukrainë, para fillimt të Luftës.  

  Lëvizja e grurit ndihmoi gjithashtu Ukrainën të ruante reputacionin e saj si "shporta e bukës së Evropës" .

Me fillimin e luftës trenat nuk vihen në funksionim vetëm për udhëtimet e gjata dhe transport mallrash, por tashmë janë simbol i sifdës së Ukrainës.

Edhe pse mijëra qytete janë në rrënoja dhe mijëra kanë vdekur, trenat në Ukrainë janë ende në qarkullim.

Trenat kanë ndihmuar mijëra civilë të largohen në strehë të sigurta, madje kanë sjellë në Ukrainë edhe liderë botërorë.

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken, Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin dhe zyrtarë të tjerë perëndimorë vizituan Kievin me trena nga Polonia.

Ekspertët sugjerojnë se hekurudhat, të cilat luajnë një rol kritik në të dyja anët e luftës, mund të ndihmojnë në shpjegimin e dështimit të forcave ruse për të marrë kontrollin e vendit.

Ekspertët pohojnë se pamundësia e Rusisë për të përdorur plotësisht hekurudhat në fazat e hershme të pushtimit shkaktoi probleme logjistike.

Emily Ferris, një eksperte për Rusinë nga Instituti i Shërbimeve Mbretërore të Bashkuar me qendër në Londër, është shprehur:

 "Hekurudhat kanë luajtur një rol shumë të rëndësishëm në konflikt, aq sa ka ndikuar në lëvizshmërinë e forcave tokësore ruse. Të gjitha problemet që trupat ruse që kanë në veri janë për shkak të paaftësisë së tyre për të kontrolluar qendrat logjistike.”

Por pse Rusia nuk mundi ta shfrytëzonet këtë avantazh që do t’ia lehtësonte punën?

Oleksandr Pertsovskyi, CEO i Hekurudhave të Ukrainës, deklaroi se forcat ruse nuk po synojnë infrastrukturën hekurudhore në Ukrainë, duke shpresuar se do të marrin kontrollin deri vonë.

Pasi ka dështuar të marrë kontrollin e linjave të besueshme të furnizimit, Rusia tani duket se synon të sulmojë gradualisht linjat hekurudhore. 

Trupat ruse shënjestruan 5 stacione treni në pjesët qendrore dhe perëndimore të vendit javën e kaluar.

Por kjo nuk është e gjithë historia. 

Analistët ushtarakë pohojnë se duke sulmuar linjën e trenit, Rusia mendon se ukrainasit do të humbasin besimin në infrastrukturën e transportit civil.

Por shkatërrimi i infrastrukturës hekurudhore të Ukrainës nuk është aq i lehtë sa mendon Rusia. 

Sepse sistemi i krijuar është mjaft i fortë. 

Shefi ekzekutiv i Hekurudhave Pertsovskyi deklaroi se linjat e dëmtuara të trenit mund të riparohen brenda disa orësh dhe vuri në dukje se çdo linjë që është sulmuar deri më tani është riparuar menjëherë.

Harta e linjës hekurudhore në Ukrainë/ Wikipedia
 

 

Civilët që presin në stacionin e trenit në Ukrainë për evakuim

Një tren që transportonte ndihma nga Berlini në Ukrainë më 24 mars