Britania e Madhe sfidon Putinin, do të dërgojë 8,000 trupa në Evropën Lindore

Rreth 8000 mijë trupa të ushtrisë britanike dhe dhjetëra tanke do të marrin pjesë në stërvitjet në të gjithë Europën Lindore për të luftuar agresion rus, një nga dislokimet më të mëdha që nga Lufta e Ftohtë.

Dhjetëra mijëra trupa të NATO-s do të bashkohen me forcat britanike që do të dislokohen në vende që variojnë nga Finlanda në Maqedoninë e Veriut këtë verë, plane të përmisuara që nga pushtimi i Ukrainës.

Aleanca e Forcave të Përbashkëta Ekspeditare, e cila përfshin Finlandën dhe Suedinë , do të marrë gjithashtu pjesë.

Ministria britanike e mbrotjes është shprehur se qëllimi që qëndron pas stërvitjes është të demonstrojë se si ushtria jonë është modernizuar në një "forcë vdekjeprurëse, të shkathët dhe globale".

Aksioni ishte planifikuar prej kohësh por ai u zgjerua si përgjigje që kur Rusia pushtoi fqinjin e saj në fund të shkurtit.

Komandanti i ushtrisë në terren, gjenerallejtënant Ralph Wooddisse theksoi rëndësinë e stërvitjeve, ai tha:

"Mbretëria e Bashkuar po jep një kontribut të rëndësishëm në mbrojtjen e Evropës dhe parandalimin e agresionit rus. Seria e stërvitjeve të Ushtrisë Britanike është thelbësore për të dyja. Shkalla e dislokimit, së bashku me profesionalizmin, trajnimin dhe shkathtësinë e Ushtrisë Britanike, do të pengojë agresionin në një shkallë që nuk është parë në Evropë këtë shekull."

Dislokimi i Britanisë së Madhe pritet të rritet në një maksimum prej rreth 8,000 personeli që operon në kontinentin e Evropës midis prillit dhe qershorit.

Stërvitja Hedgehog muajin e ardhshëm do të përfshijë grupin e betejës mbretërore të Uellsit dhe Regjimentin Mbretëror të Tankeve, me stërvitje të planifikuara në kufirin Estoni/Letoni së bashku me 18,000 trupa të NATO-s.

Hedgehog, stërvitja më e madhe ushtarake në Estoni, zhvillohet çdo katër vjet dhe do të përfshijë një sërë njësish duke përfshirë forcat e lehta dhe ajrore, helikopterët, forcat e blinduara, artilerinë dhe mbrojtjen ajrore.

Stërvitje së bashku me trupat amerikane po zhvillohen edhe në Poloni. 

Sekretari i Mbrojtjes Ben Wallace tha: “Siguria e Evropës nuk ka qenë kurrë më e rëndësishme. Këto stërvitje do të shohin trupat tona të bashkojnë forcat me aleatët dhe partnerët në të gjithë NATO-n dhe Forcën e Përbashkët të Ekspeditës në një shfaqje solidariteti dhe fuqie në një nga dislokimet më të mëdha të përbashkëta që nga Lufta e Ftohtë."