FOTO/ Liverpool-Villarreal, formacionet zyrtare

Liverpooli dhe Villarreali luajnë sot duelin e parë gjysmëfinal të Ligës së Kampioneve, i cili sheh padyshim si favorite skuadrën e Jurgen Klopp.

Por spanjollët janë treguar se dinë të bëjnë surpriza, siç ka ndodhur me Juventusin e Bayern Munchen, teksa bëhen gati të tregojnë forcën e “nëndetëses” edhe në legjendarin “Anfield”.

Jurgen Klopp ka ndryshuar tre lojtarë nga formacioni që fitoi ndaj Everton në fundjavë.

Konate, Henderson dhe Luis Diaz janë në rreshtim nga minuat e parë në vend të Matip, Keita dhe Diogo Jota.

Ndërkohë, nga ana tjetër shpresat e Villarreal janë të Danzhuma, i cili ka bërë shumë mirë në këtë sezon duke tërhequr vëmendjen e klubeve më të mëdha.