Shpërthim në një depo karburanti, qyteti rus përfshihet nga flakët, i dyshuar si sulm nga Ukraina
Pas shpërthimit në një depo nafte në Bryansk, qyteti rus është përfshirë nga flakët e një zjarri të madh.
Një zjarr i dytë i pakonfirmuar u raportua në një bazë ushtarake në zonën ku ndodhet një njësi ushtarake e arsenalit 120 të Drejtorisë kryesore të Raketave dhe Artilerisë.
Një raport rus tha se tanket e magazinimit të naftës në objekt u përfshinë nga zjarri rreth orës 2 të mëngjesit me kohën lokale.
Zjarri gjigant në depon e naftës në Druzhba në Bryansk u pa nga i gjithë qyteti.
Depoja e magazinimit të naftës ka të ngjarë të jetë jetike për furnizimin e trupave ruse në valën e tyre për të marrë kontrollin e Donbasit.
Rajoni i Bryansk kufizohet me Ukrainën dhe qyteti është rreth 240 milje nga Moska.
Banorët kanë filluar të evakuohen nga shtëpitë në afërsi të depove të naftës që podigjen.
Satelitët e NASA-s që gjurmojnë zjarret tregojnë dhe një zjarr të ndezur në koordinatat që korrespondojnë me një objekt të Rosneft rreth 70 milje në veri të kufirit me Ukrainën.
Ministria e Emergjencave të Rusisë fillimisht postoi detaje të një zjarri në zonat e objektit ushtarak në Moskovsky Avenue, më pas e fshiu positmin.
“Ministria e Situatave Emergjente ka konfirmuar se ka një zjarr”, tha zyra e shtypit e qeverisë. "Ka gjithashtu një konfirmim se janë rezervuarët e karburantit."
Shkaku i zjarrit apo zjarreve nuk u konfirmua fillimisht.
Kjo është hera e dytë që Rusia pretendon se ka ndodhur një kundërsulm ukrainas.
Më 1 prill, Moska tha se Ukraina dërgoi helikopterë sulmues përtej kufirit për të goditur një objekt të magazinimit të naftës.
Ukraina mohoi fillimisht sulmin dhe ngriti pyetje nëse rusët e bënë vetë.