Blinken, Zelensky-t: Diplomatët amerikanë do të fillojnë të kthehen në Ukrainë

Diplomatët amerikanë do të kthehen në Ukrainë, i tha Sekretari i Shtetit Antony Blinken, Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky gjatë takimit të tyre në Kiev të dielën, njoftoi një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit.

Diplomatët “do të fillojnë me udhëtime ditore në Lviv" dhe "gradualisht do të vendosen në pjesë të tjera të mundshme dhe në fund do të rikonfirmojnë praninë e  tyre në Kiev", tha zyrtari i Departamentit të Shtetit.

Blinken, i cili shkoi në Kiev së bashku me Sekretarin e Mbrojtjes Lloyd Austin, tha gjithashtu se Presidenti i SHBA Joe Biden do të emërojë znj. Bridget Brink si ambasadoren e SHBA në Ukrainë, sipas zyrtarit të Departamentit të Shtetit.

Posti ka qenë pa ambasador të konfirmuar që kur Marie Yovanovitch u tërhoq në maj 2019. Znj. Brink është ambasadorja aktuale e SHBA në Sllovaki.