Rizgjidhet President / Krerët e Europës përgëzojnë Macron për fitoren
Krerët e Europës kanë uruar Emmanuel Macron për fitoren e siguruar në zgjedhjet Presidenciale në Francë.
Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel ka përshëndetur rezultatin e projeksioneve të publikuara. Me anë të një postimi në TËitter, Michel shkruan se një Evropa solide ka nevojë për një Francë të përkushtuar.
Postimi i Charles Michel:
Urimet më të ngrohta i dashur Emmanuel Macron. Në këtë periudhë të trazuar, ne kemi nevojë për një Evropë solide dhe një Francë plotësisht të përkushtuar ndaj një Bashkimi Evropian më sovran dhe më strategjik.
Chaleureux bravo cher @EmmanuelMacron
En cette période tourmentée, nous avons besoin d’une Europe solide et d’une France totalement engagée pour une Union européenne plus souveraine et plus stratégique.
Nous pouvons compter sur la #France #5 ans de plus. pic.twitter.com/JEPf6Pqght
Edhe Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen ka uruar Macron për fitoren teksa shkruan në rrjete sociale se mezi pret të vijojë bashkëpunimin me Presidentin francez. Postimi i Von der Leyen: I dashur Emmanuel Macron, urime për rizgjedhjen tuaj si President i Francës. Mezi pres të vijojmë bashkëpunimin tonë të shkëlqyer. Sëbashku, ne do ta çojmë Francën dhe Europën përpara.
Cher @EmmanuelMacron, toutes mes félicitations pour votre réélection à la présidence de la République.
Je me réjouis de pouvoir continuer notre excellente coopération.
Ensemble, nous ferons avancer la France et l’Europe.