Humbi përballjen e dytë me Macron, reagon për herë të parë Marine Le Pen: Respektoj verdiktin e kutisë së votimit!
Udhëheqësja e ekstremit të djathtë në Francë, Marine Le Pen ka mbajtur fjalimin e parë përballë përkrahësve të saj, pas humbjes në zgjedhjet presidenciale kundër presidentit aktual Emanuel Macron.
Le Pen deklaroi se gara ishte një humbje e parashikuar, por theksoi se rezultati është ende një fitore për partinë e saj.
“Respektoj verdiktin e kutisë së votimit”, tha ajo.
Le Pen shtoi se ajo do të vazhdojë luftën e saj në politikën franceze.
Kujtojmë se kandidatja e ekstremit të djathtë kishte thënë më parë se mund të largohej nga politika nëse humbiste në zgjedhjet presidenciale.
Kjo është humbja e saj e dyë përballë presidentit aktual Emanuel Macron, e para ishte në zgjedhjet presidenciale të vitit 2017.