Me brohoritjet ‘Macron President’ dhe me flamuj në dorë, nis festa në Paris

Në Paris ka nisur festa! Brohoritjet shurdhuese dëgjohen në sheshin kryesor poshtë kullës Eiffel nga qytetarë që mbajnë pankarta në duar dhe flamujt kombëtar.

“Macron President”, brohorasin mbështetësit e tij pas rezultateve të exit-pollleve që i dhanë mandatin e dytë më 58% të votave.

Kundërshtarja e tij, Marine Le Pen, sipas projeksioneve ka marrë vetëm 42% të votave.