Makineria e PR-it e Kremlinit vihet në lëvizje të plotë për Mariupolin

Nga Jenny Hill, BBC-Moskë

Makineria propagandistike e Kremlinit ishte në lëvizje të plotë teksa presidenti rus, Vladimir Putin u shfaq në televizionin shtetëror me ministrin e tij të Mbrojtjes, Sergei Shoigu, duke thënë, në fakt, se Rusia ka marrë kontrollin e qytetit-port të Mariupolit.

Në realitet, asgjë nuk ka ndryshuar thelbësisht gjatë ditëve të fundit- luftëtarët janë ende në fabrikën e çelikut Azovstal- por kjo është pjesë e një strategjie të vazhdueshme për t’i thënë popullit rus se gjithçka po shkon sipas planit.

Çdo ditë ata marrin raportime optimiste për qytete dhe zona të ndryshme që ‘çlirohen’ dhe kjo nuk është ndryshe.

Megjithatë, Shoigu nuk ishte parë shumë kohët e fundit, duke bërë që disa të mendojnë se ai nuk është më i preferuar në Kremlin.