'Mezi po pres ta vesh sërish fanellën e Chelseat', postimi i Brojës 'trazoi' rrjetin, reagon sulmuesi kuqezi

“Mezi pres të vesh këtë fanellë përsëri”. Një postim në “Facebook” në një faqe me emrin e Armando Brojës, në të cilën ishte hedhur një foto e tij me bluzën e Chelseat mori dhenë në mediat shqiptare dhe ato angleze.

Mirëpo, siç duket lajmi është i rremë, pasi djaloshit nga Kopliku i është hapur një llogari false në rrjetin social “Facebook” .

Ka qenë vetë Broja, i cili me anë të një postimi nga llogaria e tij zyrtare në Instagram, ka sqaruar situatën: “Thjesht dua t’ju informoj që unë nuk kam llogari në Facebook ose TikTok. Çdo gjë që postohet atje nuk është postuar nga unë”.

Kujtojmë që Broja është i huazuar tek Southampton nga Chelsea deri në fund të sezonit, por akoma nuk është bërë e qartë se ku do ta vijojë karrierën sulmuesi shqiptar.