Laporta prononcohet për Haaland dhe Mbappe: Nëse duan të vijnë te Barcelona, duhet të...

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka dhënë së fundmi një intervistë për spanjollen “Mundo Deportivo” ku mohoi zërat për interesim të veçantë për Erling Haaland të Borussias së Dortmundit, si edhe atë të Kylian Mbappe-s të PSG-së.

“Nuk do të flas për lojtarë të veçantë, por mund t’iu them se nuk do të kryejmë asnjë operacion që rrezikon klubin. Kjo është maksimumi që kemi vendosur të ndjekim.

Që kur u riktheva në detyrën e presidentit do të vazhdojmë me këtë filozofi edhe kur të jemi të shëndetshëm financiarisht.

Nuk mund të humbasim arsyen për të kryer disa transferime.

Shumica e lojtarëve duan të vijnë te Barcelona, ata e pëlqejnë klubin, ekipin dhe filozofinë tonë dhe kjo është diçka e mirë.

Ne po e kontrollojmë këtë në shumë raste çdo ditë, por lojtarët do të duhet të përshtaten me nivelet e pagave të Barcelonës dhe një strukturë ekonomike që synon qëndrueshmërinë dhe ekuilibrin financiar të klubit”, përfundoi Laporta.